Kievi nën raketat ruse, deklarohet presidenti Zelensky
BKT
Foto: nexta
Rajoni dhe Bota

Kievi nën raketat ruse, deklarohet presidenti Zelensky

Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Sulmet në mbarë Ukrainën këtë mëngjes tregojnë se Rusia "po përpiqet të na shkatërrojë dhe të na zhdukë nga faqja e dheut".

Kështu deklaroi sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një deklarim në  rrjetin social Telegram, Zelensky përmend shpërthimet në Kiev, Zaporizhzhia dhe Dnipro, duke thënë se; "alarmi mbetet në të gjithë Ukrainën".

“Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur”, shtoi ai, para se t'u kërkojë bashkatdhetarëve të qëndrojnë në strehimore.

Rusia nuk ka komentuar ende për sulmet e mëngjesit të sotëm, përfshirë edhe kryeqytetin  Ukrainës, Kiev. Këto sulme edhe më tej po vazhdojnë, kurse njerëzit ndodhen të  strehuar në bunkerë e bodrume të ndërtesave.

Në një mesazh për banorët, administratori ushtarak i qytetit, Oleksiy Kuleba, siguron se  sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase po funksionojnë, por theksoi- "se alarmi ajror është ende në fuqi".

Ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të mos fotografojnë ose filmojnë vendet e goditjeve nga raketat ose infrastrukturës së dëmtuar në kryeqytet sepse mund të rrezikojnë jetën. Kryeqyteti i Ukrainës ka rreth 3 milionë banorë.

E në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka thënë se;- "guximi i vendit të tij nuk do të shkatërrohet kurrë nga raketat e terroristëve, edhe kur ato godasin zemrën e kryeqytetit tonë".

Duke shkruar në Tëitter, Oleksii Reznikov tha se sulmet ruse;-“gjithashtu nuk do të trondisin vendosmërinë e aleatëve tanë".

Ai deklaroi se e vetmja gjë që rusët shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme është e ardhmja e vetë Rusisë. “E ardhmja e një shteti mashtrues terrorist e të përbuzur globalisht."

Ndërkohë, sipas përditësimit të informacioneve nga Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe,  sulmet e mëngjesit të sotëm të raportuara në të gjithë vendin si edhe në Kiev, vijnë në kohën kur:-“ka presion mbi forcat ruse në rajonet veri-lindore dhe jugore”.

Sipas kësaj ministrie, Moska i ka dhënë përparësi të lartë operacioneve të saj pranë qytetit lindor të Bakhmut - duke thënë se trupat e Kremlinit kanë avancuar 2 km (1.2 milje) drejt qytetit në dy akse gjatë javës së kaluar. Pretendohet se në kuadër të forcave ruse janë përfshirë edhe të burgosur.

E në anën tjetër, Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky, thotë se: -"sulmet e qëllimshme në qendër të Kievit, si dhe sulmet në Zaporizhzhia në jug dhe Dnipro në Ukrainën qendrore, janë edhe më shumë prova të paaftësisë terroriste të Kremlinit".

Rusia sulmon Kievin me raketa

Së paku dy shpërthime u dëgjuan në qendër të Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, pak pas orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, sipas orës lokale, apo orës 07:00 sipas asaj të Kosovës.

Një ekip i gazetarëve të BBC-së që ndodhej në çatinë e hotelit, ishte dëshmitar i një prej sulmeve nga raketat ruse.

Kjo është hera e parë që Kievi goditet me raketa të tilla dhe shpërthimet kanë ndodhur shumë më pranë qendrës së qytetit,ë- prej se kur ka filluar lufta.

Ndërkohë, imazhet dhe videot në mediat sociale tregojnë tymin që ngrihet mbi ndërtesa, në disa pjesë të Kievit.

Shërbimet e urgjencës ukrainase raportojnë  për të vrarë dhe të plagosur, megjithëse ende nuk dihet saktësisht se sa njerëz kanë vdekur apo janë plagosur.

Sidoqoftë, gazetari i njohur Andriy Tsapliyenko tha se të paktën një civil u vra nga sulmi rus me raketa në Kiev.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, tha se shpërthimet goditën lagjen Shevchenkivsky në qendër të qytetit.

Që nga shpërthimet e para sot në mëngjes në Kiev, BBC raporton se edhe më shumë shpërthime janë dëgjuar, ashtu siç po ndodhin edhe në shumë pjesë të vendit.

Kufizimet për lëvizjen e gazetarëve shkaku i situatës së sigurisë,  kanë bërë që mediat të mos jenë në gjendje të saktësojnë vendet e goditjeve.

Ka raportime për sulme gjatë natës edhe në Dnipro dhe Zaporizhzhia.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota