09:06 / 10.10.2022
Mourinho e pranon: E menaxhuam keq ndeshjen
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, thotë se skuadra e tij nuk e menaxhoi mirë lojën kundër Lecce, pavarësisht se ‘romakët’ fituan këtë sfidë (2-1).
Tekniku portugez pas ndeshjes tha se skuadra e tij nuk bëri paraqitje të mirë. Sipas tij, vërehej lodhja fizike dhe mendore të skuadra e tij pasi orari i ndeshjeve është shumë i ngjeshur.
“Kishte lodhje, fizike dhe mendore. Të enjtet dhe të dielat janë të vështira. Kur e shoh Udinesen dhe Atalantën, e kuptoj që nuk luajnë në mesjavë”, tha ai.
“Ne e filluam shumë mirë, me intensitet dhe ambicie të mëdha, por nuk ia dolëm mirë. Duhet të menaxhojmë më mirë lojën”, theksoi Mourinho.























