16:35 / 10.10.2022
Iniesta: Do të doja të kthehem te Barça, është shtëpia ime
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ikona e Barcelonës, Andres Iniesta, i cili aktualisht po luan në Japoni, në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka folur për të ardhmen e tij.
Iniesta, i cili duket se po luan sezonin e tij të fundit si lojtar aktiv, e ka pranuar se dëshiron që të rikthehet tek Barcelona.
“Do të qëndroj edhe një vit në Japoni dhe më pas do të shohim. Do të doja të kthehesha te Barça, është shtëpia ime, por ende nuk e di se në çfarë cilësie: trajner, drejtor sportiv apo diçka të tillë”, tha Iniesta.
“Tani për tani, unë ende e shoh veten si lojtar”, ka theksuar Iniesta, i cili me Barcelonën ka fituar gjithë trofetë e mundshëm.























