Inzaghi: Në ‘Camp Nou’ bëmë një ndeshje të madhe
BKT
Sport

Inzaghi: Në ‘Camp Nou’ bëmë një ndeshje të madhe

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur me barazimin dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Barcelonës.

“Nerazurët” mbrëmë luajtën baras 3-3 me Barcelonën në ‘Camp Nou’ në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra italiane më këtë fitore ka bërë hapin e madh për të kaluar në rundin tjetër të garës elitare evropiane.

“Kemi bërë një ndeshje të mrekullueshme. Dëshiruam të hyjmë në histori pasi Interi nuk ka fituar këtu që pesëdhjetë vjet”, tha Inzaghi.

“Tani na mungon hapi i fundit për kualifikim. Para ndeshje me Viktorian kemi dy ndeshje të rëndësishme në kampionat”, theksoi tekniku italian.