Barça e do Fernandezin pasues të Busquets
BKT
Sport

Barça e do Fernandezin pasues të Busquets

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Barcelona është duke u përgatitur për t’u hedhur në sulm për mesfushorin e Benfica-s, Enzo Fernandez.

Barça sipas mediave spanjolle, kishte dërguar skautët e klubit për të parë nga afër argjentinasin në ndeshjen kundër PSG-së, ndeshje kjo e luajtur të martën mbrëma në Paris, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

‘Blaugranat’ janë në kërkim të pasuesit të Sergi Busquets, i cili do të largohet në fund të sezonit për në MLS.

Fernandez nga katalonasit shihet lojtar ideal për të zëvendësuar spanjollin.

Benfica gjatë verës që e lamë pas e bleu lojtarin nga River Plate, por thuhet se skuadra portugez është e gatshme ta shesin lojtarin në afatin e ardhshëm kalimtar.

Përveç Barcelonës, lojtari po monitorohet edhe nga Liverpooli.