11:30 / 13.10.2022
PSG e mendon Leaon pasues të Mbappes
Fatmir Bytyqi /RTKlive
PSG raportohet se është duke menduar për zëvendësuesin e Kylian Mbappe-s.
Ylli francez sipas mediave franceze, nuk është duke kaluar periudhë të mirë tek kampionët e Francës, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga Parisi.
Klubi parisienë siç raportohet, është duke e monitoruar yllin e Milanit, Rafael Leao për pasues të Mbappe-s.
PSG është e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit për Leao që kap shifrën 150 milionë euro.
“Për të zëvendësuar Mbappen, PSG po e mendon Rafael Leao dhe është gati të paguajë klauzolën prej 150 milionë euro”, shkruajnë mediat franceze.























