Bodo, si Barça: E ndaluar të veshësh fanellën e Arsenalit
BKT
Sport

Bodo, si Barça: E ndaluar të veshësh fanellën e Arsenalit

RTSH

Edhe pse ndeshja mes Barcelonës dhe Interit ka përfunduar (me një rezultat spektakolar 3-3), vendimi i klubit blaugrana para ndeshjes vazhdon të diskutohet, me tifozët zikaltër të cilëve iu ndalua të veshin fanellën e ekipit të tyre.

Pavarësisht stuhisë, megjithatë, është një tjetër klub që ka vendosur të marrë një vendim të ngjashëm. Ky është Bodo-Glimt, i cili ka aplikuar të njëjtën masë për tifozët e Arsenalit në kuadër të ndeshjes së Europa League në Norvegji.

Topçinjtë e Artetës, në fakt, janë një nga skuadrat më të njohura në Norvegji, deri në atë pikë sa të kenë një klub zyrtar të përkushtuar. Për këtë arsye, kombëtarja kampione në fuqi ka vendosur ndalimin e fanellave, shalleve apo kapelave të Arsenalit në sektorin lokal të Aspmyra Stadion.

“Ka shumë tifozë të Arsenalit në Norvegji – thuhet në deklaratën zyrtare – dhe shumë kanë në zemër si Glimt dhe Arsenal. Prandaj, ne e konsiderojmë të përshtatshme t'ju kujtojmë se efektet e Arsenalit lejohen vetëm në transfertë. Kjo do të thotë që ne do t'ju kërkojmë të hiqni shalle, kapele, bluza, xhaketa etj. nëse këto kanë logon e Arsenalit ose të ngjashme. Megjithatë, ne bëjmë një përjashtim për shallet e ndeshjeve ose shallet gjysmë për gjysmë pasi kjo është bërë një gjë e zakonshme në stadiumet në mbarë botën”.

Bodo Glimt dhe Arsenali do të përballen në ditën e katërt të grupit të tyre pas ndeshjes së parë 3-0 në Londër.