Messi “tradhton” tifozët e Barçës, like postimit të Lautaros
RTSH
Me një gol kryevepër, Lautaro Martinez e bëri Interin të ëndërrojë në “Camp Nou”: ndalesa në gjoks dhe gjuajtje e papritur, shtyllë e dyfishtë dhe gol 2-1 që përmbys avantazhin e Dembélé.
Fatkeqësisht për Inzaghin nuk mjaftoi, edhe Leëandoëski barazoi avantazhin e Gosens dhe me Barcelonën përfundoi 3-3, por shfaqja e Interit dhe “Toros” kënaqi tifozët e tyre dhe... Messin.
“Zemër, personalitet, përulësi. Forca Inter”, kështu e shprehu Lautaro në Instagram gëzimin e tij për golin dhe barazimin që fitoi në “Camp Nou”, duke ndezur reagimet festive të tifozëve të shumtë të Interit. Por jo vetëm kaq. Mes pëlqimeve shikon edhe atë të Leo Messit, i lumtur për shokun e tij të kombëtares.
Një pëlqim që lëndoi dhe mërziti tifozët e Barcelonës, ende të ndezur nga shpresa për ta parë një ditë sërish “Pleshtin” me fanellën e Blaugranës, por të tradhtuar nga një “like”.























