12:55 / 14.10.2022
Juve në sulm për De Jong, ky është çmimi që kërkon Barça
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi italian, Juventus raportohet se është i interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
Holandezi nuk po ka hapësirë të madhe në skuadrën e Xavi Hernandez, dhe duket se e ardhmja e lojtarit do të jetë larg Torinos.
Tekniku katalonas po preferon dyshen Gavi-Pedri në mesfushën e ‘blaugranave’.
Sipas “Calciomercatoweb”, Juventus po kërkon të transferojë mesfushorin e Barcelonës Frenkie de Jong.
Por, siç raportohet, Barcelona do të lejoj largimin e De Jong vetëm për çmimin 70 milionë euro, shifër kjo goxha e lartë për juventinët.























