Ronaldo, në ceremoninë e “Topit të Artë” me një rol të ri
BKT
Sport

Ronaldo, në ceremoninë e “Topit të Artë” me një rol të ri

RTSH

Cristiano Ronaldo do të jetë i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë të planifikuar për të hënën(17 tetor) në Théâtre du Châtelet në Paris, por me një rol të papritur.

Fitues i trofeut 5 herë (dy më pak se Lionel Messi) dhe i rikthyer nga muajt e trazuar me Manchester Unitedin, portugezi këtë vit është i shkëputur nga gara për titull, por sipas 'Le Parisien' ai do të vazhdojë të marrë pjesë në ceremoni dhe të dorëzojë çmimin për fituesin, i cili mund të jetë një ish-partner.

Derbi francez? - Në fakt, ndër favoritët kryesorë është Karim Benzema, qendërsulmuesi i Francës dhe Real Madridit me të cilin Ronaldo ndante dhomën e zhveshjes në Spanjë (me blancos, CR7 fitoi Topin e Artë të fundit në 2017, pas atyre të fituara në 2008, 2013, 2014 dhe 2016).

Po ashtu pretendent për trofeun, bashkë me Benzema, është edhe bashkatdhetari Kylian Mbappé, në konflikt me PSG-në dhe prania e të cilit në këtrë ceremoni, sipas 'Le Parisien', nuk është e garantuar.

Nëse njëri nga dy fiton, ai do të ishte francezi i parë që e bën këtë që nga viti 1998, kur Zinedine Zidane u kurorëzua.