Komisioni i FFK-së dënon trajnerin Valdet Shoshi
BKT
Sport

Komisioni i FFK-së dënon trajnerin Valdet Shoshi

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri Valdet Shoshi është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës me ndalesë të kryerjes së detyrës së trajnerit si dhe me gjobë. 

Për masën ka njoftuar FFK. 

"Valdet Shoshi kryetrajner i KF “ Rilindja 1974”; Dënohet me ndalesë të kryerjës së funksionit të kryetrajnerit dhe detyrave zyrtare në klub dhe organeve tjera të FFK-së në kohëzgjatje për 1 (një) vit si dhe me gjobë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)", ka shpallur Komisioni.

Pastaj është arsyetuar edhe vendimi. 

"Komisioni Disiplinor – shkalla e parë me rastin e shqyrtimit të lëndës mori për bazë të gjitha provat faktike të administruara nga ana e FFk-së dhe nga të njëjtata konstatoi se z. Valdet Shoshi është paraqitur pa të drejt në kryerjen e funksionit të kryetrajnerit në protokolin zyrtar në ndeshjen Vëllaznimi- Rilindja 1974. Z. Valdet Shoshi në funksione të dyfishta zyrtare, kryetajner në KF “ Rilindja 1974” dhe sekretar i Shoqatës së trajnerëve të futbollit në kuadër të FFK-së me licencë të skaduar të trajnerit të futbollit, ku mashtroj dhe sjelli në lajthitje organet e FFK-së duke përdorur të dhëna të rrejshme dhe jo të plota për dispozitat mbi punën e tij profesionle- pedagogjike – veprim i cili reflekton elemente të mashtrimit dhe sjelljes në lajthim për të gjitha organet udheheqëse të FFK-së. Andaj Komisioni Disiplinor – shkalla e parë duke respektuar dispozitat e Rregullores didplinore sjelli vendimin e lartshënuar", ka shkruar Komisioni.