Hoxha shënon dy gola për fitoren e Slaven ndaj Sibenik
BKT
Sport

Hoxha shënon dy gola për fitoren e Slaven ndaj Sibenik

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti kosovar, Arbër Hoxha, ka pasur natën e tij sonte në kampionatin kroat. Ai ka realizuar dy gola në fitoren e Slaven kundër Sibenik.

Me rezultatin 2-0 edhe ka pvrfunduar ndeshja. 

Hoxha shënoi në minutat shtatëdhjetë e një dhe tetëdhjetë e nëntë. 

Aktualisht Slaven gjendet në pozitën e katërt në tabelë, ku kryeson Dinamo Zagreb. 

Ditëve të fundit është raportuar se Hoxha mund të grumbullohet nga Shqipëria.