Barça rivalizon PSG-në për Joao Felix
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Superylli portugez Joao Felix duket se po luanë sezonin e fundit me fanellën e Atletico Madridit.
Felix siç raportojnë mediat e huaja, tashmë është duke e menduar largimin nga Madridi pasi që raportet mes tij dhe trajnerit Diego Simone janë zbehur në masë të madhe.
Top-klubet evropiane janë duke e vëzhguar më kujdes situatën e Felix tek Atletico Madrid.
Portugezi prej kohësh ka qenë i lidhur me kalimin tek PSG-ja, por siç raportohet, tashmë është edhe Barcelona që synon ta bind portugezin të transferohet në ‘Camp Nou’.
“Barcelona mund t'i bashkohet garës për sulmuesin e Atletico Madridit Joao Felix”, shkruan “El Nacional”.
Katalonasit duan ta sjellin yllin portugez në skuadër pasi që ata kanë frikë se Ousmane Dembele mund të largohet shumë shpejtë.























