Juve humb durimin me Allegrin, gjen zëvendësuesin e tij
BKT
Sport

Juve humb durimin me Allegrin, gjen zëvendësuesin e tij

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Massimiliano Allegri duket se i ka orët e numëruar tek Juventusi.

Tekniku italian mund të shkarkohet në ditët vijuese për shkak të rezultateve të dobëta të Juvës këtë sezon të garave.

Ndonëse, krerët e ‘Zonjës së Vjetër’ pak ditë konfirmuan se Allegri nuk do të largohet, megjithatë, mediat italiane të shtunën raportojnë se drejtuesit e Juvës, kanë zgjedhur ish-trajnerin e Sevillas Julen Lopetegui si zëvendësues të Massimiliano Allegrit.

Strategu italian po has në një sezon të vështirë, me taktikat e tij që nuk po funksionojnë për Juventusin në Serie A dhe as në Ligën e Kampionëve.

Ndryshimi në bankinën e torinezëve siç raportohet, do të ndodh gjatë pushimit për Kupën e Botës ‘Katar 2024’.