S’ndalet Drita, Prishtina u kthehet fitoreve
BKT
Sport

S’ndalet Drita, Prishtina u kthehet fitoreve

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Prishtina i është kthyer fitoreve në elitën e futbollit kosovar.

Kryeqytetasit mposhtën Ferizajn, me rezultat 2-1, të shtunën pasdite në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollistët e Prishtinës kishin iniciative në terren, duke e kërkuar më shumë fitoren të cilën e arritën falë dygolëshit të Kryeziut, i cili shënoi në minutën e gjashtë dhe 56-të për të ia siguruar trepikëshin prishtinasve. Golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Hasanaj (84’).

Fitore ka shënuar edhe Drita, e cila në udhëtim mundi Dukagjinin, me rezultat 0-1.

Lideri i tabelës, edhe në duel me klinasit vazhdojë me formën e mirë, duke arkëtuar edhe tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës.

Golin e fitores për gjilanasit e realizoi Ardian Limani.