15:14 / 15.10.2022
Kështu duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Drita me fitoren në udhëtim te Dukagjini (0-1), ka ‘blinduar’ kreun e tabelës me 27 pikë të tubuara, gjashtë me shumë së Ballkani, kjo e fundit nesër luan në udhëtim tek Drenica.
Prishtina pas fitores kundër Ferizajt (2-1), ngjitët në pozitën e tretë me 15 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e katërt, por gjilanasit nesër kundër Malishevës luajnë sfidën e radhës.
Malisheva, Dukagjini dhe Ferizaj janë zonën e rrezikshme me nga vetëm tetë pikë të grumbulluara.























