20:28 / 15.10.2022
‘Spurs’ mposhtin Evertonin në derbin e Premier Leagues
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Tottenham e ka mposhtur Evertonin, me rezultat 2-0, në derbin e ditës së sotëm në Premier League.
Dueli i këtyre dy skuadrave më emër në ishull, ka prodhuar një lojë mjaft të mirë dhe dy gola të realizuara.
Ishte sulmuesi Harry Kane, i cili në minutën e 59-të nga pika e bardhë zhbllokojë ndeshjen, derisa Hojbjerg (86’), dyfishoi epërsinë e skuadrës nikoqire në 2-0.
‘Spurs’ pas kësaj fitore, renditen në pozitën e tretë me 23 pikë aq sa ka City në vendin e dytë, derisa Arsenali kryeson tabelën më një pikë më shumë, kurse, Everton është në vendin e 14-të me 10 pikë të grumbulluara.























