E diela e ‘nxehtë’ në Superligë, live në Radio Kosova
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Elita e futbollit tonë, vazhdon sot me tri ndeshjet e javës së 11-të.
Trepça ’89-Llapi, ndeshje kjo që luhet në ‘Riza Lushta’ është konsiderohet sfida kryesore e ditës së sotme.
‘Minatorët’ dhe llapjanët kërkojnë pikët e plota, në një duel që pritet të prodhoj sfidë interesante.
Përballje joshëse parashikohet të luhet edhe në ‘Bajram Aliu’, ku Drenica i bën ‘konak’ Ballkanit. Kampioni në fuqi llogaritë favorit, mirëpo drenicasit nuk thyen lehtë në shtëpinë e tyre.
Malisheva-Gjilani, është një tjetër ndeshje interesante që luhet sot pasdite në Malishevë.
Pikët nga kjo ndeshje janë tejet të rëndësishme, andaj edhe pritet një duel i ‘nxehtë’.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në Radio Kosova.
Superliga / Java e 11-të
Sot takohen:
Trepça ’89 – Llapi
Drenica – Ballkani
Malisheva – Gjilani
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.























