Top-ligat evropiane vijnë me duele të zjarrta
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Top-ligat evropiane sot vijnë më disa super-duele.
‘El Clasico’ Real Madrid-Barcelona, sfidë kjo që nis në orën 16:20, padyshim së është kryesfida e kësaj fundjave.
Edhe në duelin e sotëm, sikurse në duelet e mëhershme, kjo sfidë sjell rivalitet jashtëzakonisht të madh.
E kësaj radhe përveç rivalitetit që ekziston prej vitesh mes këtyre dy klubeve, këtë sfidë e bën edhe më të zjarrtë renditja tabelore, pasi që të dy skuadrat gjendën në krye të La Ligës me nga 22 pikë të tubuara.
Sfida të zjarrta luhen edhe në Premier League, ku spikat dueli Liverpool-Man City, ndeshje kjo që luhet në ‘Anfield’ dhe nis në orën 17:30.
Interesant pritet të jetë edhe përballja mes Man Utd dhe Newcastel United, takim që nis në orën 15:00, derisa lideri i tabelës në Premier League, Arsenal luan në udhëtim tek Leeds United.
Serie A sot nis me duelin Inter-Salernitana, e cila fillon në orën 12:30, kurse, Napoli do të kërkojë fitoren e radhës ndaj Bolognas, derisa pikët e plota synon edhe Milani në transfertë te Verona.
Bundesliga gjermane vjen me tri ndeshjet e fundit të këtij vikendi, ku veçohet sfida Bayern Munich-Freiburg, e cila do të startojë në orën 19:30.
Elita francez sjell derbin rivalëve të përbetuar, PSG-Marseille, sfidë kjo që parashikohet të jetë interesante pasi që të dy skuadrat përveç rivalitetit që ekziston mes tyre, synojnë majat e tabelës.























