“AS” sjell debatin për infrastrukturën e sportit në Prishtinë
Artan Muhaxheri/RTK
Emisioni qendror i sportit “AS”, sonte e sjell debatin rreth gjendjes aktuale të infrastrukturës sportive në Prishtinë dhe planeve për investimin 8 milion euro në Pallatin e ri të sporteve.
Të ftuar:
Granit Rugova, Drejtor për Sport në Prishtinë
Naser Krasniqi, KV M-Technologie
Edi Kolgeci,KH Prishtina
Sonte “AS” vie edhe me lidhje direkte nga Pallati i Rinisë dhe i Sporteve në Prishtinë, nga ndeshja e kualifikimeve në hendboll për EHF EURO 2024 Kosova vs Sllovenia.
Ekskluzive në “AS” nga Istogu flasin protagonistët e ndeshjes së EHF European Cup, KHF Istogu - WHC Cair.
“AS” sjell meçin e plotë të Donjeta Sadikut, boksieres që e filloi me fitore kampanjën në EBU Kampionatin Evropian të boksit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Si po e sheh zhvillimin e futbollit kosovar dhe gjurmët e FC Ballkani në arenën evropiane, trajneri shqiptar në Slloveni, Nebih Zeneli?
RTK e sjell intervistën e tij ekskluzive nga Brezhice e Sllovenisë.
Superliga e futbollit dhe shumë rubrika tjera, vinë sonte nga ora 21:15 në RTK1, në shoqërim me Alba Merovci e Arlind Grantolli.























