Istogu sot për hapin tjetër drejt kualifikimit, live në RTK
BKT
Sport

Istogu sot për hapin tjetër drejt kualifikimit, live në RTK

Artan Muhaxheri/RTK

Kampioni i Kosovës në hendboll KHF Istogu, sot e zhvillon duelin e dytë të rrethit kualifikues për EHF European Cup ndaj WHC Cair nga Shkupi.

Pas fitores të shtunën me rezultat 34-33, KHF Istogu synon për herë të tretë në histori të vet, kalimin e një rrethi kualifikues.

Në rast fitore apo barazimi, KHF Istogu kalon në raundin e 16 skuadrave më të mira dhe ky do të ishte një tjetër sukses i klubit kosovar.

Ndeshja KHF Istogu - WHC Cair, zhvillohet sot në orën 17:00 në Pallatin e Sporteve në Istog dhe transmetohet ekskluzivisht në RTK1.