Interi s’gabon ndaj Salernitana
BKT
Sport

Interi s’gabon ndaj Salernitana

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Interi duket se tashmë e ka gjetur formën e mirë.

“Nerazurët’ sot mundën në ‘San Siro’ Salernitana-n, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së dhjetë në Serie A.

Të përzgjedhurit e Simone Inzaghit, janë e kanë dominuar lojën në duel me Salernitana-n, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për pjesën e epërme të tabelës.

Martinez (14’) dhe Barella (59’), shënuan nga një gol për fitore e Interit, e cila tani ka 18 pikë dhe ngjitët në vendin e shtatë, gjashtë pikë më pak se lideri i tabelës, Atalanta, kurse, Salernitana-n renditet e 12-ta me dhjetë pikë të grumbulluara.