LIVE| ‘Mbretërit’ mposhtin Barçën, ngjitën në krye të tabelës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën, me rezultat 3-1.
Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona u përballen në ‘Bernabeu’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni në kuadër të La Ligës.
Skuadra e Carlo Ancelottit u shfaq ekip më i mirë se katalonasit, sidomos në pjesën e parë, kur edhe shënuan dy gola përmes Karim Benzema (12’) dhe Valverde (35’), rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Lojë mjaft interesante është luajtur edhe në fraksionin e dytë. Skuadra e Xavit më të gjitha forcat e kërkonte rrugën e golit, të cilin e gjetën me rezervistin Ferran Torres (83’).
Dhe kur pritej një finish dramatik, pasi Barcelona bënte presion të madh drejt portës madrilene, vjen goli i Realit përmes Rodrygo (90+1’), i cili shënoi nga penalltia duke i dhënë goditjen e fundit Barcelonës në këtë supersfidë.
Përfundimisht Reali mund Barçën dhe merr kreun e tabelës me 25 pikë të tubuara, tri më shumë së Barcelona.
Reali shënon edhe golin e tretë
(E plotësuar) Reali ka shënuar edhe golin e tretë në duel me Barcelonën.
Rodrygo (90+2’), ka shënuar nga penalltia për rezultatin në 3-1.
Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona po luajnë në ‘Bernabeu’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni në kuadër të La Ligës.
Barcelona ngushton epërsinë, shënon Torres
(E plotësuar) Barcelona e ka ngushtuar epërsinë në duel me Real Madridin në 2-1.
Është Ferran Torres (83’), i cili shënoi golin e parë për katalonasit për ngushtuar avantazhin në 2-1.
Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona po luajnë në ‘Bernabeu’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni në kuadër të La Ligës.
Real-Barça, starton pjesa e dytë
(E plotësuar) Ka startuar pjesa e dytë mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona po luajnë në ‘Bernabeu’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni në kuadër të La Ligës.
Fraksioni i parë, ka prodhuar një sfidë mjaft interesante, por ishin madrilenët që më mirë e kontrolluan lojën në terren duke e çuar dy herë topin në rrjetën e katalonasve.
Benzema (12’) dhe Valverde (35’), shënuan nga një gol për avantazhin e ‘Los Blancos’ ndaj ‘Blaugranave’.
Madrilenët janë në rrugë të mirë që mposhtin Barcelonën në garën për kreun e tabelës.
Mbyllet pjesa e parë, Reali në epërsi të dyfishtë ndaj Barçës
(E plotësuar) Pjesa e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës, është mbyllur me epërsinë e madrilenëve prej 2-0.
Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona po luajnë në ‘Bernabeu’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni në kuadër të La Ligës.
Benzema (12’) dhe Valverde (35’), shënuan nga një gol për avantazhin e ‘Los Blancos’ kundër katalonasve.
Skuadra e Carlo Ancelottit, e ka dominuar lojën në pjesëlojën e parë, duke realizuar dy gola, dhe madrilenët janë në rrugë të mirë që mposhtin Barcelonën në garën për kreun e tabelës.
Reali dyfishon epërsinë, shënon Valverde
(E plotësuar) Real Madrid e ka dyfishuar epërsinë kundër Barcelonës në 2-0.
Valverde (35’), ka realizuar një supergol për të ngritur avantazhin në 2-0.
Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona po luajnë në ‘Bernabeu’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni në kuadër të La Ligës.
Shpërthen ‘Bernabeu’, shënon Benzema
(E plotësuar) Real Madridi ka kaluar në epërsi kundër Barcelonës.
Është sulmuesi Karim Benzema (12’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke ndezur atmosferën në ‘Bernabeu’.
Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona po luajnë në ‘Bernabeu’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni në kuadër të La Ligës.
Starton ‘El Clasico’ Real-Barça në një atmosferë drithëruese
(E plotësuar) Ka startuar ndeshja më e madh në planet mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona po luajnë në ‘Bernabeu’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni në kuadër të La Ligës.
Kjo sfidë që konsiderohet ndeshja më e zjarrtë në botën e futbollit, po luhet në një stadium të stërmbushur dhe në një atmosferë drithëruese.
Edhe në duelin e sotëm, sikurse në duelet e mëhershme, kjo sfidë sjell rivalitet jashtëzakonisht të madh.
E kësaj radhe përveç rivalitetit që ekziston prej vitesh mes këtyre dy klubeve, këtë sfidë e bën edhe më të zjarrtë renditja tabelore, pasi që të dy skuadrat gjendën në krye të La Ligës me nga 22 pikë të tubuara.
Real-Barça, ja formacionet zyrtare të ‘El Clasicos’
(E plotësuar) Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen pas një orë, në një sfidë që parashikohet të jetë drithëruese.
Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona do të përplasen në ‘Bernabeu’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni.
Një ‘Bernabeu’ i stërmbushur, dhe miliona njerëz përmes ekraneve televizive do të jenë më sy kah dueli më i madh në rruzullin tokësor.
Edhe në duelin e sotëm, sikurse në duelet e mëhershme, kjo sfidë sjell rivalitet jashtëzakonisht të madh.
E kësaj radhe përveç rivalitetit që ekziston prej vitesh mes këtyre dy klubeve, këtë sfidë e bën edhe më të zjarrtë renditja tabelore, pasi që të dy skuadrat gjendën në krye të La Ligës me nga 22 pikë të tubuara.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

























