Kosova mundet nga Sllovenia
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kombëtarja e Kosovës në hendboll, është mundur sonte nga Sllovenia, me rezultat 24-29.
‘Dardanët’ dhe sllovenët u ndeshen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2024.
Kosova pas disfatës nga Mali i Zi, tri ditë më parë, sonte u mund edhe nga Sllovenia, kombëtare kjo që është favorit në grupin ku bën pjesë edhe Kosova.
Hendbollistët e Kosovës në pjesëlojën e parë, treguan lojë mjaft të mirë, duke qenë rival i barabartë me Slloveninë, edhe pse kjo pjesë u mbyll me epërsinë e lehtë të sllovenëve prej dy golave (12-14).
Edhe në pjesëlojën e dytë, Kombëtarja jonë mirë e nisi lojën, megjithatë, në dhjetë minutat e fundit ishin sllovenët që u treguan më të mirë, duke e fituar këtë sfidë me pesë gola epërsi (24-29).
Kjo është fitorja e dytë e Sllovenisë në këto kualifikuese, derisa Kosova pëson humbjen e dytë.























