Topi i Artë 2022, Benzema shihet favorit
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri francez Didier Deschamps konsideron se Topi i Artë duhet t`i jepet Karim Mostafa Benzemas. "Vetëm ai e meriton", ka thënë Deschamps.
Futbollisti francez me origjinë algjeriane, sulmues dhe kapiten i Real Madridit, me siguri do të jetë 'Ëndrra Karim' të marrë trofeun e lakmuar nga duart e Zinedine Zidane, i fundit në Francë që ka fituar në vitin 1998. Një revansh për francezët , në pak më shumë se një vit ai u bë një mbret i vërtetë i futbollit botëror: ‘Mbreti Karim’, siç e quajnë të gjithë tani.
Ceremonia e Topit të Artë nga France Football fillon nga ora 20:30, në Paris, ku do të zgjidhet lojtari më i mirë në botë. Përveç çmimit për lojtarin më të mirë për meshkuj, do të ndahet edhe për femra. Pos Benzemas, favorit te femrat është Alexia Putellas.























