21:01 / 17.10.2022
Benzema thotë se sonte pret lajme të mira
Uran Krasniqi/RTKLive
Sulmuesi i Real Madridit dhe i Francës, Karim Benzema ka thënë se sonte pret lajme të mira.
Ai ka folur pasi ka arritur në ceremoninë e ndarjes së "Topit të Artë" që po mbahet në Paris.
“I lumtur që jam këtu, është hera ime e parë. Shpresoj që të kem lajme të mira sonte”, ka thënë ai.
Ceremonia e "Topit të Artë" nga France Football ku do të zgjidhet lojtari më i mirë në botë është duke u mabjtur sonte. Derisa do të ndahen edhe pesë çmime të tjera në kryeqytetin francez, Karim Benzema është favorit tek meshkujt, derisa te femrat, Alexia Putellas.























