Jota nuk do të jetë në Botëror, thotë Klopp
BKT
Sport

Jota nuk do të jetë në Botëror, thotë Klopp

Uran Krasniqi/RTKLive

Diogo Jota nuk do të jetë në Botërorin e Katarit dhe këtë e ka konfirmuar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp. 

"Vërtetë nuk është lajm i mirë. Po, ai do të humbasë Kupën e Botës. Është një dëmtim mjaft i rëndë. Tani duhet rikuperim" ka thënë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp. “Është një lajm shumë i keq për futbollistin, për ne dhe për Portugalinë”.
Gjermani nuk ka folur për kohën e kthimit të portugezit.

Jota u lëndua të dielën në ndeshjen e Premier League ku Liverpool fitoi ndaj Manchester Cityt.