Dy gjyqtarë nga Kosova në kualifikueset për Evropianin U17
BKT
Sport

Dy gjyqtarë nga Kosova në kualifikueset për Evropianin U17

Uran Krasniqi/RTKLive

Visar Kastrati si gjyqtar kryesor dhe Edmond Zeqiri, si gjyqtar anësor, do ta ndajnë drejtësinë në turneun kualifikues për Euro 2023 për kombëtaret e grupmoshave 17-vjeç, që zhvillohet në Maltë.

Njoftimi ka ardhur nga Federata e Futbollit e Kosovës. 

"Në këtë turne krahas Maltës marrin pjesë edhe Republika Çeke, Skocia dhe Irlanda e Veriut. Gjyqtari Kastrati dhe asistenti Zeiqiri do të gjykojnë ndeshjen Republika Çeke – Malta, e cila zhvillohet më 22 tetor dhe ndeshjen Malta – Iralnda Veriore, e cila zhvillohet më 25 tetor. Në ndeshjen tjeter ndërmjet Maltës dhe Skocisë, e cila zhvillohet më 19 tetor gjyqtari Kastrati do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt, dhe Zeqiri në rolin e asistentit së bashku me dyshen e gjyqtarëve nga Greqia", ka komunikuar FFK.