Platini thotë se Benzema duhet ta arsyetojë "Topin e Artë" në Katar
BKT
Sport

Platini thotë se Benzema duhet ta arsyetojë "Topin e Artë" në Katar

Uran Krasniqi/RTKLive

Michel Platini konsideron se Karim Benzema me paraqitjet e tij në Botëror duhet që ta arsyetojë çmimin e "Topit të Artë".

Fituesi i trefishtë i "Topit të Artë" ka thënë se tani ka më shumë presion mbi Benzeman për të luajtur në Katar.

“Ai tash ka një përgjegjësi të madhe duke qenë lojtari më i mirë në botë dhe Kupa e Botës po vjen", është shprehur ish-futbollisti i njohur francez. “Benzema po bëhet një legjendë e futbollit francez. Fitimi i "Topit të Artë" e futë në radhët e futbollistëve të mëdhenj”.

Sezoni i fundit i Benzemas ishte më i miri, me dyzet e katër gola dhe me pesëmbëdhjetë asistime, duke e ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligan dhe Champions Leaguen.