12:58 / 19.10.2022
Newcastle, një tjetër klub anglez që e do Asension
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Newcastle United është një tjetër klub i njohur i Premier Leagues që është i interesuar për sulmuesin e Real Madridit, Marco Asensio.
Newcastle siç raportojnë mediat në ishull, synon ta bind spanjollin në verën e ardhshme.
Asensio prej kohësh është i lidhur me largimin nga Real Madrid. Spanjolli ka qenë i lidhur me transferimin tek Arsenali, por tani kësaj garë i ka hyrë edhe Newcastle United.
Ndryshe, Asensio, kontrata e të cilit me Realin mbyllet verën që vjen vëzhgohet edhe nga gjiganti italian, AC Milan.























