Ferizaj reagon pas humbjes nga Malisheva: Nuk do të dorëzohemi
BKT
Sport

Ferizaj reagon pas humbjes nga Malisheva: Nuk do të dorëzohemi

Uran Krasniqi/RTKLive

Klubi futbollistik i Ferizajt ka thënë se ambiciet dhe qëllimet nuk përfundojnë me Malishevën, dhe se klubi nuk do të dorëzohet kur ka kaluar vetëm tridhjetë e pesë përqind e kampionatit.

Ferizaji ka pësuar humbje të thellë nga Malisheva sot, ku është mposhtur si vendas me rezultat 6-0. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët, por klubi ka dalë me një reagim, ku ka tentuar ta zbutë reagimin e tyre.  

"Reagim me shkas,Të nderuar përkrahës të FC Ferizajt, kësaj here e kuptojmë mllefin e nervozën e juaj, për faktin se edhe vet jemi në të njëjtën gjendje. Por na takon secilit nga ne, që të ruajmë qetësinë, të kujdesemi që fjalori jonë të mos e ashpërsoj e tensionoj akoma më shumë situatën. Rezultati i ndeshjes së sotme, nuk do koment. Mbi të gjitha nuk ka nevojë për ndonjë koment që mund të tregoj se sa dobët kemi performuar në fushë. Keq nisi e akoma më keq perfundoj. Ambiciet dhe qëllimet tona nuk përfundojnë me Malishevën, nuk jemi nisur për të u dorëzuar kur ka kaluar vetëm 35% e kampionatit. Ne jemi FC Ferizaj, qytet i njerëzve që e duan sportin, që kanë punuar e punojnë për të miren e qytetit dhe gjeneratave të reja. Andaj duhet durim e vetpërmbajtje. Duhet të largohemi nga sharjet, ofendimet e akuzat sepse nuk na dërgojnë askund. Ne nuk i bëjm nder skuadrës me presion e me fyerje", ka shkruar Ferizaji. "Andaj lojtarët kanë nevojë për qetësi në mënyrë që të përgatiten për ndeshjen e radhës. Shpresojmë që reagimi ynë të gjejë mirëkuptimin e juaj të nderuar përkrahës të ekipës tonë të zemres. FC Ferizaj". 

Aktualisht klubi gjendet në pozitën e fundit në tabelë.