Real Madrid triumfon pa vështirësi kundrejt Elche-s
BKT
Sport

Real Madrid triumfon pa vështirësi kundrejt Elche-s

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid ka arritur fitoren e radhës, duke mposhtur Elchen jashtë shtëpisë, në një ndeshje ku VAR kishte punë goxha shpesh. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0, kurse realizatorë të golave ishin Valverde, Benzema dhe Asensio.

VAR ka ndërhyrë tri herë, duke mohuar dy gola nga Benzema dhe një nga Alaba. 

"Los Blancos" të mbeten të pamposhtur në dhjetë ndeshje në ligë këtë sezon, ndërsa kërkojnë një titull të dytë radhazi.