23:10 / 19.10.2022
United fiton ndaj Tottenham
Uran Krasniqi/RTKLive
Tottenham nuk ka pasur fillim të keq të edicionit të ri në Premier League, por ndeshja e sontme me Manchester United ka treguar kufirin e forcës së skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte.
"Djajtë e kuq" kanë realizuar fitore me rezultat 2-0.
Fred dhe Fernandes kanë realizuar golat e fitores për United.
Në tabelën që e kryeson Arsenal me njëzet e shtatë pikë, United gjendet në pozitën e pestë me nëntëmbëdhjetë pikë. Tottenham gjendet në pozitën e tretë me njëzet e tri pikë.























