Pulisic largohet nga Chelsea, arrin marrëveshje me Newcastle-n
BKT
Sport

Pulisic largohet nga Chelsea, arrin marrëveshje me Newcastle-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Christian Pulisic i Chelseat raportohet se ka arritur marrëveshje në parim me Newcastle United.

Pulisic duket se ka vendosur të largohet nga ‘Blutë’ e Londrës.

Pulisic siç raportojnë mediat britanike, tashmë ka arritur marrëveshje në parim me Newcastle United, një tjetër klub i njohur anglez.

Pulisic në afatin kalimtar të janarit thuhet se do t’i bashkohet Newcastles.

‘Magpies’ janë të gatshëm të paguajnë rreth 35 milionë euro për shërbimet e Pulisic.