Miqësorja me Arabinë Saudite, trajneri Reja shpall listën
RTSH
Është publikuar lista e lojtarëve të thirrur për miqësoren me Arabinë Saudite.
Trajneri i kuqezinjve, Edoardo Reja ka zbardhur emrat e 23 lojtarëve që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e 26 tetorit në Abu Dhabi.
Pjesa më e madhe vjen nga kampionati shqiptar, ku shumë prej tyre grumbullohen për herë të parë. Ndërkohë, 9 lojtar vijnë nga kampionatet e huaja.
Portierët e thirrur janë Elhan Kastrati, Gentian Selmani dhe Arlis Shala, ndërsa në mbrojtje vijnë lojtarë të spikatur të kampionatit Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Hakaj, Rudolf Turkaj, Stivian Janku, Ardit Toli, Enea Bitri si edhe Mario Mitaj, i cili aktivizohet me Lokomotivën e Moskës.
Në mesfushë janë Esat Mala, Sherif Kallaku, Lorenco Vila, Arbnor Muçolli, Ardit Deliu, Arinaldo Rrapaj, ndërsa rikthehet Odise Roshi, kurse sulmi do të përbëhet nga Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Xhuljano Skuka dhe Redon Xhixha.
Grumbullimi do të nisë ditën e shtunë, më 22 tetor në Durrës, në kompleksin Tropikal. Më 24 tetor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Abu Dhabi.
Kjo është ndeshja e parë në histori e Shqipërisë me Arabinë Saudite dhe do të zhvillohet në “Al Nahyan Stadium” dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).
























