Chelsea kërkon sulmues, Osimhen dëshira e londinezëve
BKT
Sport

Chelsea kërkon sulmues, Osimhen dëshira e londinezëve

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Chelsea synon që akoma më shumë ta forcojë repartin e sulmit.

‘Blutë’ e Londrës duke se nuk janë të kënaqur me sulmuesit aktual të skuadrës së tyre.

Mediat në ishull raportojnë se Chelsea është duke u përgatitur që ta blejë yllin e Napolit, Osimhen.

Osimhen është një nga lojtarët kryesor tek ‘napolitanët’.

“Chelsea i jep përparësi nënshkrimit të Osimhen”, shkruan ‘90 min’.

Drejtuesit e londinezëve thuhet se shumë shpejtë do të kenë takim me Napolin për ta shikuar mundësinë e transferimit te Osimhen, edhe pse pak është e besueshme se trajneri Spalletti do të heq dorë nga ylli i skuadrës së tij.