Ballkani i kthehet fitoreve, mund Trepçën ’89, Drenica shtang Gjilanin
BKT
Sport

Ballkani i kthehet fitoreve, mund Trepçën ’89, Drenica shtang Gjilanin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të javës së 12-të në elitën e futbollit tonë.

Ballkani para tifozëve të saj i është kthyer fitoreve duke mundur Trepçën ’89, me rezultat 2-0.

Kampionët në fuqi të Kosovës, janë treguar ekip më i mirë së ‘Minatorët’ duke arkëtuar edhe tri pikë të reja në garën për kreun e tabelës.

Krasniqi (48’) dhe Rrahmani (73’) më nga një gol u përkujdesën për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës.

Pas kësaj fitore, Ballkani ka 25 pikë, vetëm dy pikë më pak se lideri i tabelës, Drita, kurse, Trepça ’89 mbetet në vendin e tetë me dhjetë pikë të tubuara.

Fitore të jetë të rëndësishme ka shënuar edhe Drenica e cila në udhëtim mundi Gjilanin, me rezultat 0-2. Mziu (81’) dhe Veliqi (86’), shënuan nga një gol për fitoren e drenicasve të cilët tani ngjitën në vendin e pestë me 15 pikë të tubuara, tri me pak se Gjilani që renditet i katërti.