Tabela e Superligës, Ballkani ‘kërcënon’ Dritën
BKT
Sport

Tabela e Superligës, Ballkani ‘kërcënon’ Dritën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ballkani me fitoren kundër Trepçës ’89 (2-0), tashmë shkon në kuotën e 25 pikëve, vetëm dy pikë larg liderit të tabelës, Drita.

E treta në renditjen tabelore është Prishtina e cila pas fitores në udhëtim tek Drita, ka 18 pikë, aq sa ka Gjilani që sot u mund nga Drenica (0-2), kjo e fundit ndodhet në mesin e tabelës me 15 pikë të tubuara.

E ‘nxehtë’ po bëhet edhe gara për t’i ikur zonës së rrezikshme mes Malishevës, Trepçës ’89, Dukagjinit dhe Ferizajt.

Kjo është tabela e Superligës: