19:36 / 20.10.2022
United me masë disiplinore ndaj Ronaldos
Uran Krasniqi/RTKLive
Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United për ndeshjen e së shtunës kundër Chelseas.
Kjo pasi klubi ka marrë masë ndaj portugezit si pasojë e një reagimi të tij në ndeshjen me Tottenham. Ai u largua para kohe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Tottenhamit, duke shkuar drejt dhomave të zhveshjeve, pa përfunduar takimi.
“Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqëndruar në përgatitjen për atë ndeshje”, thuhet në një deklaratë të klubit.
United ka thënë se tridhjetë e shtatë vjeçari mbetet pjesë e rëndësishme e skuadrës.























