Poloni, miratohet ligji për kufizimin e çmimit të energjisë elektrike
BKT
Rajoni dhe Bota

Poloni, miratohet ligji për kufizimin e çmimit të energjisë elektrike

ATSH-PAP

Sejm, Dhoma e Ulët e parlamentit polak, miratoi dje një akt që kufizon çmimin e energjisë elektrike për familjet, qeveritë vendore dhe bizneset e vogla dhe të mesme.

Ligji i ri përcakton çmimin maksimal për familjet në 693 PLN (144,5 euro)/MWh dhe për qeveritë vendore dhe bizneset e vogla dhe të mesme në 785 PLN (163,7 euro)/MWh.

Për familjet, çmimi maksimal do të zbatohet mbi kufirin vjetor prej 2 MWh. Kufiri për familjet me persona me aftësi të kufizuara do të jetë 2.6 MWh, për familjet e mëdha dhe fermerët do të jetë 3 MWh.

Akti u miratua me 411 vota pro dhe 14 abstenime.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota