Donjeta Sadiku sfidon kampionen olimpike në gjysmëfinalen e Evropianit
BKT
Sport

Donjeta Sadiku sfidon kampionen olimpike në gjysmëfinalen e Evropianit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku do të rikthehet sot në ring.

Donejta do të përballet sot me kampionen olimpike Tokyo 2020, njëherit kampione e botës 2018, irlandezen, Anne Harrington, në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit.

Ky Evropian po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Sadiku ka kaluar me sukses lëndimin e pësuar në këmbë gjatë çerekfinales, dhe është e gatshme për sfidën e sotme.

Sesioni i kategorisë 60 kg, nis prej orës 17:30. Lufta e Donjetës është e gjashta me radhë.