Clippers fiton derbin e Los Angeles, Milwaukee mund Philadelphia-n
BKT
Sport

Clippers fiton derbin e Los Angeles, Milwaukee mund Philadelphia-n

RTSH

Ndeshja e dytë dhe humbja e dytë për Lakers. Pas të parës në debutimin kundër Golden State, vjen një goditje akoma më e rëndë, ajo derbin e Los Angeles kundër Clippers, të cilët fitojnë ndeshjen e parë të sezonit të rregullt.

Fillimi i ndeshjes e sheh skuadrën e Lue-s të startojë më mirë, përpara 35-23 pas 12 minutave të para, por më pas vjen barazimi, 56-56 me verdhevjollcët që rikuperojnë disavantazhin. Më pas ndeshja vazhdon me mjaft rivalitet dhe në fund është Clippers që fiton sfidën,103-97.

Ashtu si Lakers në Perëndim, ka një tjetër skuadër, por në Lindje, me dy humbje në dy ndeshje: është Philadelphia, e cila shembet në shtëpi kundër Milëaukee, e cila në vend të kësaj i buzëqesh debutimit, që fiton në momentet e fundit 90-88.

Harden realizoi 31 pikë, por që nuk mjaftuan për  Philadelphia. Për Milwaukee u dallua Giannis me 21 pikë.

REZULTATET:

LOS ANGELES LAKERS-LOS ANGELES CLIPPERS 97-103

PHILADELPHIA 76ERS-MILWAUKEE BUCKS 88-90