16:58 / 22.10.2022
Laurina Gashi e fiton të artën në Riga të Letonisë
Uran Krasniqi/RTKLive
Laurina Gashi e artë në Kupën Evropiane U18 në Riga të Letonisë. Kjo pasi në finale ajo mposhti me Ippon garuesen nga Lituania, Rugile Marozaite.
Laurina në xhiron e parë ishte e lirë.
Në çerekfinale mposhti me Ippon në vazhdime finlandezen, Pihla-Maria Seikkula.
Gashi në gjysëmfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon ukrainasen, Mariia Vasiuta.























