Maratona e Tiranës, itinerari që do përshkruajnë pjesëmarrësit 
BKT
Sport

Maratona e Tiranës, itinerari që do përshkruajnë pjesëmarrësit 

rtsh.al

Zhvillohet sot eventi më i madh sportiv në kryeqytet, Maratona e Tiranës. Në edicionin e 6-të të Maratonës së Tiranës do të marrin pjesë më shumë se 3200 pjesmarrës nga 41 shtete. Lajmin e bëri me dije disa ditë më parë Shefi i qarkullimit në Policinë Bashkiake të Tiranës dhe Përgjegjësi për logjistikën dhe itinerarin e garës në Mirëmëngjes Shqipëri.

Një ditë më parë (më 22 tetor) u mbajt gara e vrapimit “Fun Run Tirana” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Për të garantuar mbarëvajtjen e dy aktiviteteve, atë që u mbajt dje dhe eventit të madh sportive që do mbahet sot (23 tetor), Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit hartuan planin e masave me qëllim menaxhimin e trafikut në kryeqytet.

 Policia Bashkiake me anë të një njoftimi u bëri apel qytetarëve se gjatë ditës së sotme, nëse do duan të lëvizin të nxjerrin automjetet jashtë perimetrit ku do të zhvillohet gara përpara orën 08:00. Policia Bashkiake sqaroi se rrugët do të mbeten të bllokuara deri në orën 16:00.

Edicioni i 6-të i këtij aktiviteti, i cili tashmë është kthyer në një traditë, organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar.

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 5000 euro, për garuesit femra dhe meshkuj, çmimi i vendit të dytë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 3000 euro, për garuesit femra dhe meshkuj dhe çmimi i vendit të tretë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 2000 euro, për garuesit femra dhe meshkuj.