10:25 / 24.10.2022
Mbappe dëshiron të largohet nga PSG-ja
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kylian Mbappe siç raportojnë mediat franceze, dëshiron të largohet nga PSG-ja.
Ylli francez nuk po kalon periudhë të mirë tek kampionët në fuqi të Francës.
Trembëdhjetë muaj pas nënshkrimit të rinovimit të kontratës me parisienët, Mbappe kërkon largimin, madje, atë qysh në afatin kalimtar të janarit.
Ish-sulmuesi i Monacos, është i lidhur me transferimin tek gjiganti anglez, Liverpool, shkruan RTKLive.com.
Madje, mediat e huaja, ditë më parë raportuan se destinacioni më i mundshëm për reprezentuesin francez është ‘Anfield’.
Mbappe prej kohësh është i lidhur me Real Madridin, por thuhet se lojtari është më afër Liverpooli.
Mbappe është i gatshëm të largohet nga PSG-ja, dhe të heq dorë nga 94 milionë eurot që fiton në vit.























