Një tornado ndërpret energjinë elektrike në veri të Francës
BKT
Rajoni dhe Bota

Një tornado ndërpret energjinë elektrike në veri të Francës

ATSH

-Erërat e forta të shoqëruara me shi kanë dëmtuar çatitë e banesave dhe kanë ndërprerë linjat e energjisë elektrike në të gjithë rajonin verior të Francës, njoftoi sot prefektura Pas-de-Calais.

Rreth 150 banorë të qytetit të Bihucourt, në verilindje të Amiens u njoftuan të largoheshin nga banesat e tyre.

Një person u raportua se ishte plagosur lehtë.

Kryetari i bashkisë Benoît-Vincent Caille tha për BFMTV se, rreth dy të tretat e banesave në qytet ishin dëmtuar nga furtuna, e cila ishte e fortë, por e shkurtër.

Prefektura iu referua shpërthimeve të forta të natyrës së një tornadoje.

Gjithashtu, ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin postoi në Twitter se rajoni ishte goditur nga një tornado.

“Rreth 2 900 familje në vende të ndryshme midis Le Havre dhe Parisit kanë mbetur pa energji elektrike”, njoftoi prefektura Eure.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota