Reali përgatitet të godas Milanin, e do Tomori-n
BKT
Sport

Reali përgatitet të godas Milanin, e do Tomori-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Real Madrid raportohet se po mendon për futbollistin e Milanit, Fikayo Tomori.

“Calciomercatoweb” të hënën shkruan se ‘Los Blancos’ synojnë të nënshkruajnë me 24 vjeçarin anglez te ‘Rossonerëve’.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti dëshiron ta forcojë akoma më shumë repartin e mbrojtjes, dhe Tomori thuhet se është në krye të listës së madrilenëve.

Skuadra ‘merenguese’ është duke e monitoruar mbrojtësin anglez, të cilin synon që të transferojë verën e ardhshme.

Drejtuesit e Realit thuhet se janë duke u përgatitur të nisin negociatat me Milanin për transferimin e mundshëm te Tomorit, edhe pse pak është e besueshme se trajneri Stefano Pioli do të heq dorë nga shërbimet e mbrojtësit anglez.