13:52 / 24.10.2022
Xavi: Dembele është lojtar që bën ndryshimin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka lavdëruar paraqitjen e Ousmane Dembele-s në fitoren kundër Athletic Bilbaos.
Katalonasit mbrëmë demoluan basket (4-0), derisa Dembele shënoi një gol dhe bëri një asistim.
Xavi mendon se francezi është një lojtar që bën diferencën në lojë.
“Dembele ishte në qendër të të vëmendjes sepse ai rrezikonte. Ishin tri ndeshje pa asgjë, por sot, ai shënoi një gol dhe asistoi”, tha Xavi.
“Ai është lojtar që mund të bëjë ndryshimin, është i aftë t’i bëjë këto gjera”, theksoi strategu spanjoll.























