Rishi Sunak, kryeministër i ri i Britanisë së Madhe
BKT
Foto: BBC
Rajoni dhe Bota

Rishi Sunak, kryeministër i ri i Britanisë së Madhe

B.Halimi/RTKlive

Ishte Sir Graham Brady, kryetar i ‘Komitetit 1922’, që  konfirmoi se Rishi Sunak do të jetë udhëheqësi i ardhshëm i Partisë Konservatore, dhe njëkohësisht edhe  kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe.

Sunak ishte kandidati i vetëm pasi kundër kandidatja e tij, Penny Mordaunt, u tërhoq nga gara, pak përpara afatit përfundimtar e që ishte ora 14:00, raporton BBC, transmeton RTKlive.

Duke fituar garën në Partinë Konservatore të Britanisë, Sunak bëhet edhe kryeministër i ri i vendit.

Përveç kësaj, si veçanti tjetër, është se Sunak do të marrë drejtimin e Britanisë së Madhe, si i pari kryeministër me prejardhje indiane.

Sunak pason Liz Truss në këtë post, vetëm shtatë javë pasi ajo e kishte mundur atë në garën për kryeministër, raporton BBC.

Sunak, 42 vjeç, u bë i njohur për publikun britanik gjatë kohës së qeverisjes së Boris Johnsonit, i cili e emëroi atë në postin e ministrit të Financave, në kohën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

Truss dha dorëheqje më 20 tetor, 44 ditë pasi u zgjodh në postin e kryeministres.

Sipas rregullave partiake, kandidati fitues duhet të sigurojë mbështetjen e 100 ligjvënësve konservatorë. Pas tërheqjes nga gara, Mordaunt ofroi mbështetjen e saj për Sunakun.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota