Sulm me armë në shkollën publike Missouri, vriten 3 e plagosen 7 të tjerë
Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive
Tre persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në St.Louis, Missouri të SHBA-së.
Një ish-student 19-vjeçar, hyri i armatosur në shkollën e mesme qendrore Visual & Performing Arts, pak pas orës 09:00, sipas orës lokale, raporton BBC, transmeton RTKlive.
Agresori ishte i pajisur me qindra plumba që ishin renditur në gati një duzinë karikatorësh me kapacitet të lartë. Dëshmitarët kanë deklaruar se fatmirësisht arma e agresorit u bllokua në mes të sulmit, pasi numri i viktimave mund të kishte qenë edhe më i lartë.
I dyshuari, i identifikuar nga policia si një ish-student 19-vjeçar, shkëmbeu zjarr me policinë dhe më pas u qëllua ku edhe vdiq.
Policia tha se personi i armatosur u diplomua vitin e kaluar në këtë shkollë dhe nuk kishte histori të sjelljes kriminale.























